Kryeministri Albin Kurti, ka vazhduar agjendën e tij në Irlandën e Veriut, ku është takuar me kryetarin e Parlamentit të këtij shteti, Edwin Poots, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin për medie është thënë se në takim ata kanë folur mbi historinë dhe përvojat respektive, veçanërisht në ballafaqimin me të kaluarën e dhimbshme të luftës.
Poots ka folur për mësimet e nxjerra nga përvoja e Irlandës Veriore në përkujtimin e viktimave.
“U theksua roli i rëndësisë që kanë muzetë për të përkujtuar çdo jetë të humbur. Me atë rast, kryeministri Kurti përmendi nismën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për themelimin e Muzeut të Luftës, që në qendër do të ketë dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Më tej, përmendi po ashtu edhe themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, është thënë në njoftim.