Gjatë ditës së sotme po mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.
Fjalën fillimisht e morri fjalën, kryeministri i vendit Albin Kurti. Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit qeveritar ai nuk tha ndonjë detaj lidhur me bisedimet e djeshme me liderët evropianë.
Ai tha se për takimin e djeshëm me kancelarin Gjerman, Olaf Schol dhe presidentin e Francës Emanuel Macron , do të mbajë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Në këtë konferencë bashkë me Kurtin do të flasë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.


























