Kurti e Plenkoviq flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Kroaci

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Davosit, kryeministri Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq me të cilin kanë biseduar për sigurinë në rajon, bashkëpunimin dy palësh në ekonomi e arsim.

“Kënaqësi takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Diskutuam rritjen dhe progresin ekonomik të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunim të mëtejshëm. E falënderova për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial”, ka shkruar KurtiEdhe kryeministri kroat ka shkruar në platformën X për takimi me Kurtin, të cilin e uron për heqjen e vizave dhe i jep mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Me presidentin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, diskutova për situatën në rajon. Urime për heqjen e vizave dhe mbështetjen për anëtarësimin në KiE, si dhe në rrugën drejt BE-së. Vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish