Kurti e Varadkar flasin për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Iralandë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim tête-à-tête dhe pastaj drekë pune me homologun e tij irlandëz, Leo Varadkar, transmeton KosovaPost.

Qeveria njofton se temat qendrore në këtë takimin e dytë bilateral, pas atij në Prishtinë, në janar të këtij viti, ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe zhvillimet rajonale.

Sipas njoftimit, bashkë diskutuan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Duke u shprehur falënderues për mikpritjen që ka pranuar në Dublin dhe për mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin irlandez, Varadkar me zhvillimet e fundit në vend, progresin e shënuar deri më tani dhe ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar kryeministrin Varadkar për përkrahjen aktive ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Kosova dhe Irlanda gëzojnë raporte të afërta partneriteti të ndërtuara mbi vlera dhe orientime të përbashkëta.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika