Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për industrinë ushtarake.
Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.


























