Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur krejt të natyrshme mbajtjen e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos në Kosovë.
“Kosova është shtet i xhudos, Kosova është shtet evropian dhe është krejt e natyrshme që kampionati evropian të mbahet në Kosovë”, është shprehur Kurti, njofton kk.
Ai ka falënderuar dyshen e trajnerëve Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka për rezultatet e tyre.


























