Sot shënohet dita ndërkombëtare e fotografisë, e lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar lartë fotografët shqiptarë, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë thotë se fuqia e fotografisë është e madhe.
“Ishin fotografët që përmes fotografive dëshmuan para botës vuajtjet e maltretimet, vrasjet e masakrat mbi popullin shqiptar nga shteti i Serbisë”, shkruan Kurti.
“Po ashtu, ishin fotografët ata që kapën shumë momente gëzimi e fytyra të qeshura në Kosovën tonë të lirë”.