Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit të Grupit Parlamentar të VV-së, ka folur për media lidhur me qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun për president. Ai tha se VV e ka mbështetur Bekim Sejdiun.
Kurti e cilësuar si absurde sjelljen e gjashtë deputetëve të LDK-së.
Ai theksoi se nuk duhet, pa arsye dhe pa nevojë, të shkohet në zgjedhje të reja.


























