Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u shoqërua edhe nga ish-presidentja Vjosa Osmani, u deklarua shkurt për media. Ai tha se është optimist se do të arrihet një marrëveshje.
“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik që do të thotë të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja, në këtë mënyrë të fillojmë qeverisjen mbarë e mirë sepse kemi shume projekte në gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë Kurti.
Kurti në takim do të shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.


























