Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.
Kurti tha se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euroatlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.
Takimi në mes të Kurtit, Ramës e Taravarit u mbajt në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së.


























