Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.
Kryeministri Kurti theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës janë forcuar me hapa konkretë në siguri dhe drejtësi, nga bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes te marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Në takim u bisedua për synimet dhe mënyrat e zgjerimit të këtij partneriteti edhe në infrastrukturë e energji, sektorë në të cilët ka hapësirë për projekte të përbashkëta dhe për investime belge, me mërgatën tonë si urë lidhëse.
Po ashtu, u diskutua për rrugën evropiane, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.


























