Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, i cili e uroi Kurtin për 16-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, transmeton KosovaPost.
Bëhet e ditur se në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dyja vendeve.