Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë konferencë për media sot.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit konferenca do të mbahet nga ora 16:30 në objektin e Qeverisë.
Thirrja e konferencës vije pas dështimit të dy seancave të martën për zgjedhjen e presidentit, ku sot është afati i fundit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
PDK, LDK e AAK kanë akuzuar LVV për shkelje kushtetuese pasi sipas tyre votimi nuk do të duhej të ndodhte pa prezencën e së paku 80 deputetëve.


























