Mimoza Kusari-Lila ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Flora Brovinës, duke thënë se ajo krijoi dhe mishëroi modelin e gruas këmbëngulëse, profesioniste dhe atdhedashëse, përcjell KosovaPost.
“Flora hapi rrugë atëherë kur dukej e pamundur të kishte udhë. Ajo krijoi dhe mishëroi modelin e gruas këmbëngulëse, profesioniste dhe atdhedashëse, që me qetësi, dinjitet dhe mençuri kontribuoi në jetën publike dhe në avancimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo ka bërë të ditur se sot, bashkë me bashkëpunëtorë nga Alternativa, ka bërë homazhe dhe i ka dhënë lamtumirën e fundit Brovinës.
“Angazhimin, punën, përkushtimin dhe vizionin e saj, Flora ia kushtoi Kosovës, popullit të saj dhe lirisë e pavarësisë sonë”, ka thënë Kusari-Lila.
“Sot, para arkëmortit të saj, u përkulëm me respekt dhe mirënjohje, të bindur se vepra dhe vizioni i Dr. Flora Brovinës do të jetojnë gjatë mes nesh dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë”, ka shkruar ajo.


























