Ushtruesja e detyrës së shefës së Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit, po bëhet për shkak të pakënaqësive ndër vite.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se është e drejtë e tyre të protestojnë.
AjoKusari-Lila, tutje tha se veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e vet e as ndërtesën e Kuvendit.
Sipas , deputetes Kusari-Lila e drejta për të protestuar është e drejt demokratike dhe legjitime, ndërsa ka shtuar se kjo protestë po e shprehë pakënaqësinë e veteranëve ndër vite, dhe tani po e gjejnë hapësirën për t’u shfaqur përkundër gjithë angazhimit të Qeverisë.
“ Secili veteran që ka luftuar dhe përpiqet për vendin e vet nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit, e as tiI shkaktoj dëm dikujt tjetër. Ne jemi njerëz dhe me dialog do të arrijmë te zgjidhja”, tha Kusari-Lila