Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka konfirmuar pas mesnatës së minatorët e Trepçës e kanë ndërprerë grevën pas dhjetë ditëve.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari ka thënë se tani duhet punë për ta sjellë Ndërmarrjen aty ku e meriton.
“Greva e punëtorëve të SH.A. Trepça u ndërpre. Tani duhet puna dhe angazhimi bashkë me dialogun e vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton duke tejkaluar çdo vështirësi eventuale. Me Fat!”, ka shkruar Kusari-Lila.