Ilir Aliu- Kapiti, ish- zëvendësministër në Qeverinë Kurti, tani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nesër pritet që ai në Kuvend, të jetë zëri dhe shpresa e qytetarëve, jo vetëm të Kosovës por edhe bashkëkombasëve të tij nga Lugina e Preshevës dhe Medvegja, shkruan Kosova Post.
Përveçse i shquar si patriot dhe mbrojtës i identitetit dhe vlerave kombëtare shqiptare, Kapiti, njihet edhe si profesionist i shquar i fushës së ekonomisë, intelekt këtë të cilin e shpërfaqi me shumë dijeni edhe në mandatin e tij si zëvendësministër i financave në Qeverinë Kurti në përgatitjen e programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në situatën pandemike.
Me ardhjen e tij si përfaqësues qytetar në Kuvendin e Kosovës, sigurisht se shpresat e qytetarëve do të marrin hov, sepse nuk ka dyshim se sikur deri më tani ai do t’i rreket punës dhe përfaqësimit të denjë të interesit qytetar, padyshim i fokusuar në përmirësimin e situatës socio-ekonomike të qytetarëve në përgjithësi, pa lënë anash edhe çështjet e tjera madhore që lidhen direkt me jetën dhe ekonominë e qytetarëve.
Kapiti, jo vetëm simpatizantët që ka në Kosovë, por atë e duan në Kuvendin e Kosovës edhe gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, sepse me të në legjislativi, ata do të marrin vëmendjen dhe mbështetjen e fuqishme nga shteti i Kosovës, në ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtarë.
Si përfaqësues i popullit, bashkëkombasëve të tij , ai padyshim se edhe do të ngritë zërin dhe do të kërkojë ndikimin e shtetit të Kosovës, kundrejt diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, sikur edhe ndaj spastrimit etnik që po ushtron Serbia tash e sa kohë, në mënyrë sistematike në këto tri komuna shqiptare.
Në këtë kuadër, Kapiti patjetër se do t’i mbajë premtimet e tij për t’i ‘dalë zot’ bashkëkombëseve të tij nga diskriminimi, sepse subjekti që ai përfaqëson në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e ka program dhe ‘kauzë’ mbështetjen e fuqishme dhe ndikimin shtetëror kundër diskriminimit të shqiptarëve sikur edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar atje.
Ilir Kapiti, në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mban numrin 100, numër mbase që ka një mesazh në vete, meqë Iliri përveçse parimorë e kombëtarë ai në qenien e tij mbartë edhe qindra vlera të tjera që edhe do të keni rast ta kuptoni, atëherë kur edhe do të përfaqësojë dinjitetshëm interesat qytetare e kombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Prandaj, qytetarë kudo që jeni mos hezitoni të votoni për atë që do të jetë zëri i juaj në mbrojtje të interesit qytetar, njeriun që frymon shqip dhe vizion ka ndërtimin e sistemit të fuqishëm ekonomik, me këtë edhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike, por dhe mbrojtësin e vlerave kombëtare shqiptare./Kosova Post/