Mëngjesin e hershëm të 17 shkurtit, familja Ramadani nga Livova (Kumanova) nga Maqedonisë së Veriut , ka raportuar Policinë e Gjilanit se një person i panjohur i kishte dërguar video në telefon të vëllait të tij dhe një tjetër ku po i mbanin në një objekt të lidhur dhe po ashtu aty shihej edhe një femër.
Burimet e “Syri.net”, nga Maqedonia tregojnë, se i rrëmbyeri është Zeqir Ramadani, vëllai i biznismenit të madh nga Maqedonia, Ruzhdi Ramadani së bashku me shokun e tij Arben Latifi, por ende e pakonfirmuar zyrtarisht.
Të dyshuarit pas dërgimit të fotografive e videove familjarëve të viktimave u kërkuan para.
Menjëherë pas kësaj kanë intervenvuar policia, prokuroria e institucionet përkatëse kanë reguar, duke zbuluar lokacionin e shpëtuar viktimat që ishin në një vilë në Stanishor të Novobërdës afër Gjilanit.
Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe dy zyrtar policor nga Njësia Speciale Visar Kërqeli nga Gjilani e Besjan Neziri nga Gllogoci. Po ashtu në rrëmbim ishin edhe Valon Kiqina, punëtor i Aeroportit të Prishtinës, Flamur Sopi, punëtor i RTK-së dhe Margona Islami.
Institucionet e ndjekjes policia, prokuroria e Inspektorati policor nuk japin detaje të reja për “Syri.net” lidhur me rastin, duke u rezervuar.
Sipas burimeve të Syri.net” rasti tashmë ka shkuar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe me të mbërritur kallëzimet penale nga policia e inspektorati, prokurori Agron Uka pritet të merr aktvendimi për nisjen e hetimeve dhe pastaj edhe të kërkoj masën e paraburgimit ndaj pesë të dyshuarëve, e cila masë pastaj pritet të vendoset nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Policia njofton se kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për “Rrëmbim në bashkë kryerje”.
Dje me 17 shkurt 2021 në orët e hershme të mëngjesit, Ankuesi shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Kumanova ka raportuar policinë e Kosovës në Gjilan se një person I panjohur I kishte dërguar video ne telefon të dy viktimave, (njëri nga viktimat vëlla i ankuesit) po ashtu shtetas të Maqedonisë së Veriut se ato po i mbanin ne një objekt e ku shiheshin te lidhur dhe po ashtu aty shihej edhe një femër.
Pas pranimit të informatave të besueshme dhe kredibile dhe analizimit nga njësitet e hetimeve Rajonale dhe stacionit Policor në Gjilan, me autorizim të prokurorit të shtetit janë ndërmarr veprime konkrete duke lokalizuar ambientin përkatësisht objektin ku dyshohej se ishin viktimat dhe te dyshuarit.
Në fshatin Stanishor komuna Novobërda janë hasur dhe arrestuar pesë (5) të dyshimtë.
(Njëra nga ta Femër M.I. 1990 Prishtinë), ndërsa 2 prej tyre pjesëtar te Policisë së Kosovës, (V. K. (1978) dhe B.N.(1991) pjesëtar I policisë së Kosovës ), i dyshimte tjetër F. S. Me banim në Drenasi (1991), V. K. (.1989) .
Me këtë rast si prova materiale janë gjete dhe konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës:dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare.
1.dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare.
2.Dy palë pranga të plastikës
3.Dy vetura pron e të dyshimtëve
4.Dhe prova të tjera materiale.
Viktimat kane qenë të lidhur me pranga plastike, por se te njëjtit kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi që dy nga të arrestuarit janë identifikuar si pjesëtar të policisë së Kosovës menjëherë është njoftuar dhe ka arritur ne vend ngjarje edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan.
Dy nga të dyshimtit pjesëtar të Policisë së Kosovës janë suspenduar për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit për veprën penale “Rrëmbim në bashkë kryerje.
Për “Syri.net” nga policia e inspktorati nuk japin informacione rreth asaj se çfarë ka ndodhur dhe sesi zyrtarët policor dhe atë të dyshuar edhe për vepra tjera më parë vazhdonin të jenin pjesë e policisë, por që nuk kemi marr përgjigje.
Nga ana tjetër nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, tregojnë se kanë ndaluar pesë persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur.
Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjilan.