Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”

    Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”

    Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

    Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

    PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale: Në Drenas s’është më Lladrovci

    PDK i dërgon sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit të shtunën

    Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

    Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

    Islami: Petkoviq po tenton të minimizojë suksesin e aksionit në veri

    Islami: Petkoviq po tenton të minimizojë suksesin e aksionit në veri

    Fillon hartimi i Planit Hapësinor, Pacolli: Përcakton zhvillimin e territorit

    Fillon hartimi i Planit Hapësinor, Pacolli: Përcakton zhvillimin e territorit

    Hoti pretendon se 5 persona të zhdukur mund të gjenden nga gërmimet

    Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit

    Del jashtë kontrolli zj@rri në një zonë të Pukës, digjen tri banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve

    Del jashtë kontrolli zj@rri në një zonë të Pukës, digjen tri banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve

    Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

    Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kushtetuesja refuzon kërkesën e PDK-së për seancën e 11 korrikut

21 Nëntor 2023, 18:53
në Kryesore, Lajme
Kushtetuesja refuzon kërkesën e PDK-së për seancën e 11 korrikut
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e dhjetë deputetëve të PDK-së për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të datës 11 korrik për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, përcjell KosovaPost.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kjo lëndë nuk është subjekt për trajtim në pajtim me Kushtetutën.

Ndryshe, seanca e përleshjeve në Kuvend erdhi si pasojë e konfrontimit të mes ministrave, deputetëve të pushtetit dhe atyre të PDK-së.

Njoftimi i plotë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar vendimin në rastin KO 160/23 me parashtrues Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit Nr. Ref. L-VIII, SP-119 të datës 11 korrik 2023, për caktimin e seancës plenare të datës 13 korrik 2023, i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e papranueshme për shqyrtim në merita sepse e njëjta nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën.

Aktvendimi i Gjykatës sqaron që parashtruesit e kërkesës kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit Nr. Ref. L-VIII, SP-119 të datës 11 korrik 2023, për caktimin e seancës plenare të datës 13 korrik 2023, i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përkatësisht shkresës së 11 korrikut 2023 drejtuar deputetëve të Kuvendit nga Kryetari i Kuvendit, përmes të cilës të njëjtit u njoftuan dhe u ftuan për seancën plenare të 13 korrikut 2023, duke bashkëngjitur rendin e ditës. Parashtruesit e kërkesës pretenduan që akti i lartcekur nuk është në përputhshmëri me (i) nenin 68 [Seancat], nenin 69 [Orari i Seancave dhe Kuorumi] dhe nenin 76 [Rregullorja e Punës] të Kushtetutës në ndërlidhje me (ii) nenin 16 (Kryetari i Kuvendit), nenin 19 (Detyrat e Kryesisë) dhe nenin 52 (Rendi i ditës për seancë plenare) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke theksuar, ndër tjerash, që (i) nuk është respektuar afati për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare sipas nenit 52 (Rendi i ditës për seancë plenare) të Rregullores së Kuvendit, sipas të cilit, mes tjerash, rendi i ditës së bashku me materialet përkatëse u shpërndahen deputetëve së paku dy (2) ditë pune para mbajtjes së seancës plenare; dhe që (ii) në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 19 (Detyrat e Kryesisë) të Rregullores së Kuvendit, rendi i ditës nuk është paraqitur për miratim në seancën plenare të Kuvendit të 13 korrikut 2023, duke marrë parasysh që nuk ka pasur konsensus në Kryesinë e Kuvendit lidhur me rendin përkatës të ditës. Rrjedhimisht, parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata që (i) aktin në fjalë ta shpallë në kundërshtim me Kushtetutën; dhe për pasojë (ii) të anulojë seancën plenare të Kuvendit të Republikës, të mbajtur më 13 korrik 2023, me pasojën e anulimit të të gjitha vendimeve, përfshirë ligjet e miratuara në këtë seancë.

Aktvendimi i Gjykatës gjithashtu rikujton që, parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata që deri në vendosjen meritore të saj lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar, të vendos masën e përkohshme ndaj aktit të lartcekur, duke pezulluar për pasojë edhe efektin e të gjitha vendimeve të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të 13 korrikut 2023, përfshirë edhe hyrjen në fuqi të ligjeve të miratuara në atë seancë.

Gjykata, përmes Vendimit për Masë të Përkohshme në rastin KO 160/23, të datës 1 gusht 2023, kishte vendosur për refuzimin e masës së përkohshme përkitazi me aktin e kontestuar.

Në kontekst të përmbushjes së kritereve kushtetuese për shqyrtimin meritor të kërkesës, Aktvendimi i Gjykatës sqaron se, në mënyrë që një kërkesë e parashtruar bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës të jetë e pranueshme, e njëjta (i) duhet të parashtrohet nga së paku 10 (dhjetë) deputetë të Kuvendit; (ii) duhet të parashtrohet brenda afatit prej 8 (tetë) ditësh nga dita e miratimit të aktit të kontestuar; si dhe (iii) parashtruesit duhet të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi “të miratuar” nga Kuvendi, për përmbajtjen dhe/ose për procedurën e ndjekur, kritere këto të cilat duhet të plotësohen kumulativisht.

Në rrethanat e rastit konkret, çështje kontestuese ishte nëse akti i kontestuar i Kuvendit është akt i cili i është nënshtruar “miratimit” nga Kuvendi, siç kërkohet specifikisht në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës.  Në këtë kontekst, Aktvendimi sqaron që para Gjykatës është kontestuar “Vendimi Nr. Ref. L-VIII, SP-119 të datës 11 korrik 2023, për caktimin e seancës plenare të datës 13 korrik 2023, i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe që i njëjti nuk i është nënshtruar votimit nga deputetët e Kuvendit dhe për pasojë nuk mund të cilësohet si “vendim i miratuar nga Kuvendi” për qëllime të paragrafit 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës dhe rrjedhimisht nuk mund të i nënshtrohet vlerësimit meritor të Gjykatës. Aktvendimi më tej nënvizon që, një qëndrim i tillë i Gjykatës është konsistent që nga viti 2013, përkatësisht Aktvendimi për Papranueshmëri në rastin KO115/13, me parashtrues Ardian Gjini dhe njëmbëdhjetë (11) deputetë të tjerë të Kuvendit, ndërsa gjithashtu sqaron që bazuar në praktikën e konsoliduar gjyqësore të Gjykatës, përderisa emërtimi formal i akteve, përfshirë ato të miratuara nga Kuvendi, nuk është përcaktues për vlerësimin e pranueshmërisë së një kërkese, Gjykata, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, ka vlerësuar vetëm kushtetutshmërinë e akteve të Kuvendit të cilat i janë nënshtruar “miratimit” nga Kuvendi, ndërsa në rrethanat e rastit konkret ky nuk është rasti.

Aktvendimi i Gjykatës në fund sqaron që, kjo vendimmarrje nuk ndërlidhet dhe/ose nuk afekton dy vendime të Kuvendit të miratuara në seancën plenare të 13 korrikut 2023, të cilat janë kontestuar ndaras në Gjykatë nga deputetë të Kuvendit, sipas autorizimeve të përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, përkatësisht (i) kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 08-V-583] për shkarkimin e znj. Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, të regjistruar në Gjykatë si kërkesa KO 157/23; dhe (ii) kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit  nr. 08/L-142 për “ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”, të regjistruar në Gjykatë si kërkesa KO 158/23.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”

Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”

20 minuta më parë
Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

45 minuta më parë
PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale: Në Drenas s’është më Lladrovci

PDK i dërgon sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit të shtunën

1 orë më parë
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH