Kuvendi i Kosovës pas disa orësh e ka përfunduar seancën e sotme.
Seancën e mbyllur e ka shpallur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Pika e fundit e kësaj seance ishte zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, por nuk u zgjodh asnjëri prej kandidatëve pasi votat ishin të pavlefshme të gjitha.