Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për ndarjen buxhetore për buxhetin e shtetit të Kosovës për vitin 2024, përcjell KosovaPost.
Nga 64 deputetë që morën pjesë në votim, 63 ishin për, një abstenim dhe asnjë kundër.
I vetmi që abstenoi ishte kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kujtojmë se buxheti për vitin 2024 është 3.3 miliardë euro.