Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajnë seancën e radhës.
Seanca pritet të nis nga ora 10:00 e mëngjesit. Por kjo nuk do të jetë seanca e vetme gjatë ditës së nesërme.
Rreth orës 14:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me çështjen e teksteve shkollore
Rendi i ditës i seacës së orës 10:00
1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.Pyetjet parlamentare,
4.Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
5.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
6.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
8.Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
Rendi i ditës i seancës së orës 14:00
1.Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.


























