Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Meteo Kosova, reshjet më të intensifikuara do të jenë në orët e para të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.