Mot kryesisht me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me shi e shkarkime rrufesh, pritet të mbajë javën e ardhshme në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e hëna do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell, por edhe vranësira që do të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.
Mot me vranësira dhe intervale me diell do të ketë edhe të martën. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë.
Mot pothuajse me të gjithë parametrat e së martës, do të mbajë edhe të mërkurën.
Ndërsa, të enjten parashihet të ketë mot jostabil, të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Të premten do të jetë vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.


























