Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999, raporton ekskluzivisht Klan Kosova.
Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.
“Trupi gjykues konstatoi se të paktën nga fundi i marsit 1998 e deri më 20 qershor 1999, ose rreth këtyre datave, midis UÇK-së dhe forcave serbe u zhvillua një konflikt i armatosur jondërkombëtar. Ky konflikt u zhvillua në Kosovë, por e drejta humanitare ndërkombëtare në lidhje me atë konflikt ishte në fuqi edhe në disa vendndodhje të kontrolluara nga UÇK-ja në Shqipëri të veriut”.


























