𝐏𝐨 𝐚𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐡𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐌𝐔𝐍𝐃𝐀-𝐬, 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞, njofton Kosova Post.
Prodhuesi gjerman MUNDA është anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit.
MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave. Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024.
Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milion Euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023.