Raporti i fundit i publikuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), tregon se numri i të hospitalizuarve nga COVID-19, ka filluar të bie, transmeton Kosova Post.
Aktualisht, sipas këtij raporti 598 pacientë janë në trajtim nga COVID-19, nëpër spitalet dhe klinikat e Kosovës.
479 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 48 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 85 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 48 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 67 pacientë
Spitali i Gjakovës, 49 pacientë/KosovaPost/