Presidenti i Republikës është përplasur me policinë e cila me një vendim bashkie ka shkuar të lirojë zyrat e selisë së partisë Fryma e Re Demokratike. Meta ka dalë në mbrojtje të FRD, e renditur me koalicionin opozitar, teksa e ka konsideruar bashkinë bandë.
“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.
Presidenti Meta i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë të heqë dorë nga veprime të tilla. Ndërsa apeloi te Policia e Shtetit dhe Bashkiake të respektojnë ligjin pasi do të përfundojnë si policët e Mubarakut.b.web.