Një tërmet me magnitudë 5.1 ka ndodhur në Bursa, me epiqendër në Gjirin Gemlik të Turqisë. Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll. Sipas të dhënave fillestare, nuk ka objekte të shembur. Puna e skanimit në terren vazhdon.
Tërmeti është ndjerë në të gjithë Bursën dhe në një pjesë të madhe të Stambollit.
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka pasur dëme në jetë apo materiale. Tërmeti shkaktoi panik tek qytetarët.
Qytetarët, sidomos ata që jetojnë apo punojnë në ndërtesa të larta, kanë dalë në rrugë.