Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën së në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete”.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.