Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Protesta nis me tensione: “Duam revolucion, nuk e duam më Edi Ramën kryeministër”

    Nënshkruhet protokolli për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë

    Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

    Vizita izraelite dhe dhuna në Tiranë: rastësi në kalendar apo diçka më shumë?

    Kryediplomati turk dhe ai egjiptian takohen në Bagdad

    Prezantohej si toger i Policisë, ia mori 450 euro një gruaje në Fushë Kosovë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq

    Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti në 80-vjetorin e Teatrit Kombëtar: Po investojmë mbi 7 milionë euro

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lëvizja e lirë në Ballkan vazhdon të mos vlejë për Kosovën dhe Bosnjën

22 Korrik 2024, 14:14
në Kryesore, Lajme, RAJON
Lëvizja e lirë në Ballkan vazhdon të mos vlejë për Kosovën dhe Bosnjën
Share on FacebookShare on Twitter

Kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës drejt Bosnje e Hercegovinës, është duke vazhduar, edhe pse në kuadër të Procesit të Berlinit, me 3 nëntor 2022, janë nënshkruar marrëveshjet për njohje të ndërsjella të letërnjoftimeve, diplomave e dokumenteve të tjera. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, por një gjë e tillë, ende nuk është bërë nga ana e Bosnje dhe Hercegovinës.

Pavarësisht marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës,  e cila buron nga Procesi i Berlinit, as kosovarët e as boshnjakët, nuk mund të udhëtojnë lirshëm nga Kosova për në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas. Kjo për shkak se marrëveshja për lëvizje me letërnjoftime, nuk ka gjetur mbështetje nga të gjitha entitetet e Presidencës boshnjake.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, thotë për Radio Kosovën se përderisa etniteti serb në krye me presidentin e Republika Serpska, Milorad Dodik, e shkel marrëveshjen, ajo është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë politikanët boshnjakë që janë në qeveri si dhe me deputetë nga parti të ndryshme politike, të cilët janë të gatshëm që të votojnë dhe ratifikojnë marrëveshjen në Kuvendin e Bosnjës dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Lobimi ynë me përfaqësuesit dhe kryetarin e Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës është duke vazhduar. E kemi mbështetjen e përfaqësuesve të boshnjakëve dhe përfaqësueseve kroatë, dhe presim që edhe serbët ta kuptojnë se kjo marrëveshje, duhet të ratifikohet. Kjo duke e pasur parasysh se në bisedime me bashkësinë ndërkombëtare, ata thonë se janë faktorë stabiliteti, pajtimi dhe nënshkruajnë marrëveshje, por kur kthehen në Bosnje i bllokojnë proceset në fjalë”, thotë Rexhepi.

Se a pritet që kjo marrëveshje të vendoset në një të ardhme të afërt në rend dite në Këshillin e Ministrave në Bosnje dhe Hercegovinë, ende nuk është e sigurt. Por, zëvendëskryeministrja Rexhepi thotë se në bazë të bashkëbisedimeve të saj me autoritetet boshnjake, fillimisht procesi duhet të kalojë në Qeveri, e pastaj të votohet nga deputetët në Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Ne bëjmë presion të vazhdueshëm te Qeveria e Bosnje e Hercegovinës. Ministri Konakoviq ka premtuar se marrëveshjen do ta fusë në rend dite. Gjithashtu, bëjmë presion të vazhdueshëm edhe te përfaqësuesit boshnjakë në parlament, por njëkohësisht kemi kërkuar edhe nga presidenti turk, RexhepTaip Erdogan, që të bëjë presion te përfaqësuesit e Republikës Srpska, që t’i zbusin qëndrimet e tyre rreth kësaj çështjeje”, tha Rexhepi.

Mosratifikimi i marrëveshjes dhe regjimi i vizave, i ka penguar udhëtimet e qytetarëve boshnjakë që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. Rasim Demiri, kryetar i Koalicionit “Vakat”,  thotë për Radio Kosovën se edhe atij, dy herë i është refuzuar viza për udhëtim në Bosnje e Hercegovinë.

“Më besoni, unë personalisht konsiderohem si viktimë e regjimit të vizave, sepse dy herë kam tentuar që të marrë vizë dhe e njëjta më është refuzuar nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Besoni, është proces shumë i ndërlikuar sepse kërkohen shumë dokumente. Në Bosnje, për herë të fundit kam qenë në vitin 2015-16, edhe atë, jo si përfaqësues i boshnjakëve e as si Rasim Demiri, por ishte një vizitë parlamentare, ku vizat na janë lëshuar në Brukse”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Sabina Cudiq, deputete boshnjake në Parlamentin e Bosnje Hercegovinës, më herët i pati thënë Radio Kosovës se “Bosnja dhe Hercegovina ka një udhëheqje komplekse dhe për atë Republika Srpska refuzon edhe masat më të moderuara, siç është njohja e dokumenteve të udhëtimit, si e drejtë elementare për lirinë e lëvizjes.

“Fatkeqësisht, do ju gënjeja nëse do thosha se ka ndryshime domethënëse në politikën e jashtme të Bosnjës, përballë Kosovës. Megjithatë, po mundohemi që të sigurojmë që përmes Procesit të Berlinit, studentët dhe qytetarët e vendeve tona, të lëvizin lirshëm, diçka që unë personalisht jam dëshmitare, ku anëtarë të familjes sime që janë kosovarë, nuk mund të lëvizin. Ajo që shpresoj është që si hap i parë, të jetë normalizimi i raporteve ndërmjet vendeve tona. Kërkoj më shumë durim dhe mirëkuptim nga kosovarët që të kuptojnë se politika jonë e jashtme është delikate, sepse ka një koordinim me Republikën Serbe dhe me të gjithë mekanizmat e tjerë të spektrit politik që përbëjnë qeverinë. Në këtë kontekst, fatkeqësisht, nuk do të shohim përparim”, pati thënë Cudiq.

Liria e lëvizjes për kosovarët në Bosnje dhe Hercegovinë, vazhdon të bllokohet nga politikanët serbë të Bosnjës. Kur marrëveshja u nënshkrua, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ishte anëtari i partisë së Milorad Dodikut (SNSD) Zoran Tegeltija. Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës prandaj qytetarët e të dyja shteteve, nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse, obligohen që paraprakisht të pajisen me vizë hyrëse.

Etiketat: Bosnjë dhe HercegovinëEmilija RexhepiKufizimi i lëvizjes së lirë
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Emilija Rexhepi bën thirrje për votimin e Haxhiut nga të gjithë deputetët në seancën e sotme: Përndryshe nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të reja

1 vit më parë
‘Nuk do jetë ministre Duda Balje’, Emilija Rexhepi e ndezë situatën para seancës

Kurti nis konsultimet për formimin e qeverisë, takon Emilija Rexhepin

Pas takimit, Emilja Rexhepi: Ne vazhdojmë bashkëpunimin në qeverinë e re dhe mbështesim Kurti për kryeministër

2 vjet më parë
Konsultimet për qeverinë e re, pas Emilija Rexhepit, Kurti takohet edhe me Nenad Rashiqin

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH