Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pas aksidenitit të mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbën jetën 3 të rinj duke bërë të ditur se së shpejti do të miratohet Ligji i ri për Rregullat në Trafik i cili do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi, shkruan KosovaPost.
Madje ajo thotë se i njejti do të votohet të martën në Komision.
“Ju njoftoj se Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim tashmë ka përfunduar hartimin e Ligjit të ri për Rregullat në Trafik. Bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë kemi punuar me muaj të tërë në hartimin e Ligjit të ri”.
Ne e kemi përfunduar hartimin e draft ligjit dhe i njëjti do të votohet të martën në Komision”, ka shkruar Pacolli./KosovaPost/
Postimi i plotë:
Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.
Në tre majorin e parë të vitit 2024 do ta kemi Ligjin e ri për Rregullat në Trafik.
Aksidenti i mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbën jetën 3 të rinj tregon se sa e nevojshme është që të ashpërsohen dënimet në komunikacion.
Ju njoftoj se Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim tashmë ka përfunduar hartimin e Ligjit të ri për Rregullat në Trafik. Bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë kemi punuar me muaj të tërë në hartimin e Ligjit të ri.
Ne e kemi përfunduar hartimin e draft ligjit dhe i njëjti do të votohet të martën në Komision.
Ligji i ri do të ketë dënime shumë më ashpra në krahasim me ligjin aktual që është në fuqi.
Ngushëllime të sinqerta familjeve!


























