Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale.
Murati ka thënë se këtë e kanë bërë për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.
“Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti”, ka shkruar Murati.
Ministri i Financave ka thënë kjo parti është duke tentuar me çdo kusht t’a bllokojnë këtë ligj.

Ligjin për pagën minimale presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të dekretojë pa vendim e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë ditës së premte shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji