Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 13.07.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se në prezencë të punëtorëve të QPS-së, ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.