Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës është mbyllur me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare.
Kështu deklaruan të hënën në një konferencë për media përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, grupi më i madhi në Kuvend, duke e vlerësuar gjithashtu të suksesshëm këtë periudhë të Kuvendit.