Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është gati të flasë sërish me homologun rus Vladimir Putinin, kur ai e konsideron atë “të dobishme”, transmeton Kosova Post.
Këtë e deklaroi lideri francez në një intervistë për revistën Le Point.
“NATO dhe Bashkimi Evropian janë pjesë e një procesi më të gjerë negociues. Në fund të fundit, ne do të duhet të rindërtojmë arkitekturën gjeopolitike të Evropës.
Kjo është ajo që unë mbrojta në një bisedë me Vladimir Putin,” tha ai. I pyetur nëse lidhjet me liderin rus janë “shkëputur”, Macron tha: “Do të flas përsëri me të kur të jetë e dobishme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga KosovaPost nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.


























