Macron uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë: Vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian

Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Në letrën e urimit Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se Kosova do të jetë brenda Bashkimit Evropian, transmeton KosovaPost.

Presidenti francez, në letrën e tij ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë reformat për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Duke folur për sfidat e këtij viti, Macron ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë është sfidë parësore.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Presidentit francez.

No description available.

No description available.

No description available.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish