Bashkëkryesuesi i Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë, Lukas Mandl, ka bërë thirrje për heqje të masave ndaj Kosovës dhe ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymën e mirëbesimit për arritje të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve.
Ai ka thënë se Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë vendosur Kosovës dhe se ka bërë thirrje për heqjen e tyre.
Në fjalën e tij hyrëse në takimin e 11-të i Komisionit që është mbajtur në Prishtinë, ai ka thënë ka ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.
“Ky takim sot zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE. Kosova ka përjetuar dy ngjarje shokuese, dhuna në fund të majit dhe sulmi terrorist në shtator. PE-ja ka dënuar përdorimin e dhunës. Sipas meje dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plote te marrëveshjes së dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme”, është shprehur Mandl.

























