Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Sekretarin e Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, transmeton KosovaPost.

Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë takimit, u diskutua për avancimin e mëtejmë dhe bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ministri vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it”.

Po ashtu, thotë Ministria e Mbrojtjes se Maqedonci e Schmid, diskutuan për mundësitë e vazhdueshme të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta për trajnime.

“Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, si dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish