Artikulli “41 nxënës u regjistruan në profilin e mjekësisë në një shkollë në Rahovec pa lejen e MASHTI-t, ende nuk dihet se ç’fat do t’i pret (Dokument)”, i publikuar 6 ditë më parë në portalin e agjencisë Kosova Post, zgjoi një varg reagimesh në opinionin publik.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), megjithatë i ka mohuar pretendimet se një gjë ka ndodhur, pasi që, sipas saj, asnjëherë një vendim i tillë nuk është aprovuar.
Përkundër dëshmive të inspektoratit, se një numër nxënësish janë regjistruar në profilin e mjekësisë së përgjithshme gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021, në shkollën “Selajtin Mullaabazi Mici” në Rahovec, nga MAShTI e konfirmojnë të kundërtën.
“Pas ridërgimit të shkresës nga ju me qëllim të qartësimit të plotë të çështjes, kemi kërkuar Procesverbalin e Inspektoratit të dt. 11 gusht 2021, si dhe kemi takuar zyrtarët hartues të këtij dokumenti. Nga kjo rezulton se nuk janë regjistruar 41 fëmijë në shkollën përkatëse, sepse nuk ka pasur aprovim konkursi nga MASHTI. Sipas informatave nga zyrtarët e Inspektoratit, shkolla ka pranuar aplikacione por nuk i ka regjistruar nxënësit” – thuhet ndër të tjera në përgjigjen e dhënë për Kosova Post.
Më tutje nga MAShTI sqarojnë se:
“Më vonë me vendim të zëvendëses së Sekretares së MASHTI, shkollës i është lejuar regjistrimi i nxënësve në një paralele në profilin “Bashkëpunëtor profesional i infermierisë”, pastaj shkolla ka bërë pranimin e 25 nxënësve në afatin plotësues të gushtit. Të njëjtit vijojnë mësimin dhe do të pajisen me dokumente dhe diploma sipas ligjit.”
Megjithatë, as Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit, Avni Morina, ka dhënë një përgjigje të ngjashme:
Inspektori Gjergj Gojani këmbëngulë që drejtori Morina, megjithatë, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe për këtë gjë ai do të duhej të shkarkohej nga pozita./KosovaPost/