Hetimi ndaj krerëve të Juventusit, për lëshimin e faturave false dhe ndërveprimin e dyshimtë me shoqëri të kuotuara në burse ka marrë një tjetër drejtim. Tashmë nën akuzë është edhe shitja e Cristiano Ronaldos te Manchester United.
Klubi bardhezi njoftoi se në shënjestër të Prokurorisë së Torinos tashmë është edhe operacioni i merkatos së verës, ku ylli portugez u rikthye në Old Trafford. Hetuesit kanë nxjerrë një tjetër dekret për kontrollin e ligjshmërisë së transferimit.
“Kemi marrë një njoftim që përveç dokumentacionit të sekuestruar për hetimin e nisur më 27 nëntor, Juventusit duhet të dorëzojë edhe dokumentat e shitjeve të lojtarëve të bilancit deri më 30 qershor 2021, duke përfshirë këtu edhe operacionin e largimit të futbollistit Dos Santos Aveiro Cristiano Ronaldo”, njoftoi klubi bardhezi./A2
Rreth hetimit do të merren në pyetje presidenti Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved dhe drejtori sportive Fabio Paratici. Në tentativën për të hedhur dritë rreth çështjes “CR7”, prokurorët provuan të merrnin në pyetje edhe futbollistin.