Kylian Mbappe është i bindur se Lionel Messi e meritonte ta fitonte “Topin e Artë”, pasi fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar në Katar
Messi fitoi për herë të tetë çmimin, mes një konkurrence me Mbappe dhe Erling Haaland.
“Messi duhej ta fitonte atë. Ai fitoi Kupën e Botës, ai për mua nëse jo më i madhi është një nga më të mëdhenjtë në histori”, ka thënë francezi. “Haaland pati një sezon të mrekullueshëm, edhe unë, por në raport me një Botëror nuk peshojnë shumë”.