Mbi 40 mijë euro dyshohet se janë grabitur sot në një këmbimore në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Telegrafi nga burimet e veta ka mësuar se cak i grabitjes ka qenë një nga këmbimore e “ExCoins”, ku persona të armatosur kanë marrë mbi 40 mijë euro.
Policia më herët njoftoi për rastin duke konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Grabitje e armatosur në Prishtinë
Lexo po ashtu
Grabitje e armatosur në Prishtinë
Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit