Kryeqyteti ka përjetuar sot një ditë mjaft të nxehtë proteste, e cila ka zgjatur për më shumë se 8 orë rresht në rrugët kryesore të Tiranës.
Mbyllja e ditës së sotme të revoltës është shoqëruar me një bilanc të rëndë: përleshje të ashpra fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë, përdorim i autobotëve të ujit, dhunë e ushtruar në terren, dhjetëra protestues të lënduar si dhe dhjetëra të tjerë të shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.
Pavarësisht tensioneve dhe ndërhyrjeve të forcave të rendit protestuesit nuk i kanë ndalur thirrjet e tyre.
Aty është lajmëruar se qëndresa do të vijojë edhe ditën e nesërme, ku është thirrur një tjetër protestë masive në orën 14:00, sërish përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

























