Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, kanë filluar mbledhjen e tyre të përbashkët në Elbasan, transmeton Kosova Post.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen një varg marrëveshjes, duke i përfshirë ato në rrafshin tregtar dhe ekonomik.
Lehtësirat doganore të kalimit të mallrave dhe marrëveshje të tjera, në sfera të tjera, pritet të finalizohen sot, të paktën në letër.
Kryeministri Edi Rama ka premtuar që këto marrëveshje, nuk do të mbesin në letër, sepse sipas tij “si kurdoherë ndihet nevoja që këto marrëveshje” të finalizohen pa vonesë./KosovaPost/