Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës dhe kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij për takim nga ora 15:00.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për mbledhjen e sotme dhe ka bërë të ditur edhe agjendën dhe pikën e rendit të ditës që do të shqyrtohet.
Sipas njoftimit, në rend të ditës për shqyrtim është vetëm Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, duke mos përjashtuar edhe ndonjë që mund të futet gjatë mbajtjes së mbledhjes.



























