Duke iu referuar raportit i cili u publikua sot nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vënë në dukje faktin se kandidatët e saj për kryetarë komunash, nuk kanë telashe me ligjin, shkruan Kosova Post.
Sipas IKD-së, 9-të nga kandidatët për kryetarë komunash, kanë dalë të kenë probleme me ligjin. Për këtë LDK në reagimin e saj thotë se:
“Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta” – duke shtuar se, po ashtu, “e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.”
Ky është reagimi i plotë i LDK-së:
Rezultat i pritshëm: Asnjë nga kandidatët e LDK-së nuk ka probleme me ligjin
Nëntë (9) prej kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kanë probleme me ligjin. Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it.