Pas pesë ditësh, sot përmbyllet edicioni jubilar i Panairit të Librit “Prishtina 2025”.
Nën moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, kjo ngjarje mblodhi rreth 30 mijë vizitorë nga vendi, rajoni dhe diaspora.
Organizatorët e panairit kanë bërë të ditur se këtë vit ka një rënie të vogël pjesëmarrëse të shtëpive botuese.