Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është miratuar projektligji për lehtësimin e procedurave për gjykimin në mungesë.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, me këtë rast tha:
“Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime”.
Pro votuan 90, kundër nuk kishte, e po ashtu as ndonjë votë abstenim.
Projektligji është miratuar në parim, ndërsa parasheh plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës penale./KosovaPost/