Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ajo u është drejtuar atyre që i ka quajtur “gardianët e Kushtetutës”, duke rikujtuar zhvillimet politike të vitit 2014.
“Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje e të gjitha palëve për funksionalizimin e institucioneve”, ka shkruar Mehmeti Selimi.
Deputetja e VV-së ka përmendur se, sipas saj, e njëjta Kushtetutë ishte në fuqi edhe në vitin 2014, kur procesi i konstituimit të Kuvendit zgjati disa muaj.
“E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për 183 ditë (6 muaj) PDK-ja nuk thërriste seancë pa marrëveshje”, ka shkruar ajo.
Më tej, Mehmeti Selimi ka pretenduar se në atë kohë PDK-ja, përmes deputetes më të vjetër, kishte bllokuar funksionimin e Kuvendit.
Reagimi i saj vjen në kohën kur partitë politike po përballen me një ngërç lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të reja.


























